Përjashtimi i përjetshëm dhe karriera e re: Rrëfimi i gjyqtares turke Elif Kararslan pas skandalit të videos intime

Përjashtimi i përjetshëm dhe karriera e re: Rrëfimi i gjyqtares turke Elif Kararslan pas skandalit të videos intime

Një skandal me një video intime tronditi futbollin turk, duke vënë në qendër gjyqtaren Elif Kararslan. Përhapja e shpejtë e materialit në internet çoi në një vendim drastik nga Këshilli i Federatës Turke të Futbollit në fillim të tetorit 2024. Kararslan, 25 vjeçe, dhe ish-arbitri i FIFA-s, Orhan Erdermir, 62 vjeç, u përjashtuan përjetësisht nga futbolli, duke humbur licencat e tyre si protagonistë të videos private që u bë publike. Pavarësisht akuzave, Elif Kararslan mohoi me forcë se ishte ajo në videon kontroverse, duke e quajtur atë një montazh. “Më pret një rrugë e gjatë ligjore, por do ta përballoj me forcën më të madhe. Të qaj e të trishtohem nuk janë gjëra që dua të bëj. Do ta mbroj kauzën time deri në fund....