Can Yaman ndahet nga e dashura: Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë

Can Yaman ndahet nga e dashura: Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë

Can Yaman është përsëri beqar. Lidhja e tij me Sara Bluma, një artiste dhe DJ me origjinë algjeriane, duket se ka marrë fund. Pas javësh heshtjeje në rrjetet sociale dhe mungesës së ndonjë fotoje së bashku, fansat filluan të dyshonin për një ndarje. Këtë e konfirmoi revista javore “Diva e Donna”, e cila foli hapur për një ndarje përfundimtare. “Tani po kërkoj dashurinë e vërtetë”, thuhet se rrëfeu aktori, duke sugjeruar një periudhë reflektimi personal dhe kërkimi të vetes. Një detaj pas tjetrit ka nxitur thashethemet për fundin e marrëdhënies së tyre. Can dhe Sara nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe në një moment ajo madje mbylli edhe llogarinë e saj. Shfaqja e tyre e fundit së bashku thuhet se ishte në fund...