FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek

FAZA E DYTË/ Çudia e “përmbysjes” së Superiores, Partizani duket për titull dhe Flamurtari e ndjek

Kategoria Superiore ka mbyllur sot ndeshjet e javës së 14 të saj dhe forma që kanë shfaqur skuadrat po të marrësh për bazë pesë ndeshjet e luajtura në fazën e dytë, duket mjaft e ndryshme në shumë raste në krahasim me atë që dhuroi si tablo faza e parë e kampionatit. Duke marrë vetëm rezultatet e javëve të luajtura në fazën e dytë, 5 të tilla, tabela e renditjes sheh Partizanin dhe Elbasanin si kryesues, me nga 9 pikë të siguruara dhe si të vetmet skuadra që nuk kanë shijuar humbjen në këtë javë. Një tablo krejtësisht ndryshe për të kuqtë të cilët në fazën e parë ishin të zhytur në fundin e tabelës dhe luftonin për mbijetesë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe...