Fituesi i BBVIP Kosova shpall kandidaturën për deputet

Fituesi i BBVIP Kosova shpall kandidaturën për deputet

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, po i rikthehet skenës politike me ambicie të qarta dhe pa hezitim. Ai ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e garës elektorale, duke synuar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku Lumbardhi ndau një foto shoqëruar me mbishkrimin: “It’s official. Kandidat për Deputet.” Njoftimi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të zhvillohen më 28 dhjetor, duke e vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes publike. Kjo nuk është hera e parë që Lumbardh Salihu hyn në politikë. Ai garoi fillimisht në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Edhe pse ishte...