Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bllokohet 51 ton misër nga Serbia, rezultuan me aflatoksinë/ Shkon në 15 numri i kamionëve të ndaluar
51 ton misër për konsumin e kafshëve, që vinte nga Serbia është bllokuar, pasi ka rezultuar me aflatoksinë. Kjo sasi është pjesë e 15 kamionëve me misër të bllokuar në Han të Hotit, që në total po analizohen mbi 500 ton. Aflatoksina B1 konsiderohet ndër më të rrezikshmet nga klasa e nykotosinave, pasi dyshohet se shkakton kancer. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjilacionit në fuqi bën me dije se bazuar Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare, në Pikën Inspektimit Kufitar Hani Hotit ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Informojmë se njëra nga ngarkesat, është...