Fiks Fare/ Tre vite dhunë, tre shkolla të ndryshuara dhe asnjë zgjidhje. 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet, institucionet bëjnë sehir

Fiks Fare/ Tre vite dhunë, tre shkolla të ndryshuara dhe asnjë zgjidhje. 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet, institucionet bëjnë sehir

Një nënë nga Dimal ka denoncuar në emisionin Fiks Fare se djali i saj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Sali Zhuka”, është viktimë e bullizimit prej tre vitesh, pavarësisht se ka ndërruar disa shkolla në përpjekje për të gjetur një ambient më të sigurt. Sipas saj, bullizimi ka nisur që në klasën e tretë, kur fillimisht një mësuese e ka quajtur “budalla”, ndërsa më pas bashkëmoshatarët kanë filluar ta ofendojnë me epitete të rënda si “pederast”, “budalla”, apo “ke mamin që del rrugëve”. Nëna e djalit tregon se për situatën ka shkuar vazhdimisht në Zyrën Vendore Arsimore Dimal, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ajo rrëfen se edhe mësuesit dhe psikologia e shkollës e kanë pranuar se djali bullizohet, por situata ka...