AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia: Rezultoi me aflatoksinë

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia: Rezultoi me aflatoksinë

misri i bllokuar TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës B1 në dy ngarkesa misri, me një sasi totale prej 51 tonësh, të importuara nga Serbia dhe të destinuara për ushqim kafshësh. Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e Aflatoksinës B1, një mykotoksinë e dëmshme për shëndetin. Nga totali prej 51 tonësh, njëra ngarkesë është kthyer në Serbi, ndërsa tjetra është bllokuar dhe do të asgjësohet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore. Sasia prej 51 tonësh është pjesë e 15 kamionëve me misër të bllokuar në Han të Hotit, që në total po analizohen mbi 500 ton. Njoftimi i AKU: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjilacionit në fuqi bën me dije se bazuar Planit Vjetor të...