Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Askush s’ka kërkuar dorëheqjen e Berishës”/ Anëtari i PD: Në mbledhjet e kryesisë, Salianji ka kërkuar të mbahen protesta
Anëtari Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në emisionin “Real Story” foltoret e organizuara nga Partia Demokratike, si dhe lëvizjen e re brenda saj nën udhëheqjen e Salianjit. Hoxha tha se në mbledhjet me dyer të mbyllura në kryesinë e PD, Salianji ka kërkuar të bëhen protesta, ndërkohë që asnjëri nuk ka kërkuar dorëheqjen e Berishës. Më tej, Hoxha shtoi se tensionet në mbledhje kanë qenë të larta të pasura me debate të forta. “Në 2017, kur kërkuam dorëheqjen e Bashës na vendosën shumë epitete. Katër vite më vonë doli Luli i shitur. Demokratët nuk u ndanë për ideologji por me gaz lotsjellës dhe shkopinj, një akt që nuk kishte ndodhur në një parti perëndimore. Mbas 8 janarit, PD një pjesë ka ardhur...