Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Të rishikohet Reforma në Drejtësi”/ Propozimi i Mediut: S’mund të fitohet kredo se procedohen disa politikanë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim. Komentet Mediu i bëri në një lidhje live për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se përmes disa vendimeve, drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë. Ai tha gjithashtu se drejtësia është përdorur për të goditur autoritetin e opozitës, siç sipas Mediut, ndodhi para zgjedhjeve të 11 majit. “Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të pavarur dhe funksionale apo jo. Drejtësia e pavarur dhe funksionale garantohet nga integriteti i...