Pagesa të dyfishta te hemodializa, KLSH zbulon shkeljet me koncesionin që ka fituar kompania e Klodian Allajbeut: Mori para pa dhënë shërbime

Pagesa të dyfishta te hemodializa, KLSH zbulon shkeljet me koncesionin që ka fituar kompania e Klodian Allajbeut: Mori para pa dhënë shërbime

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë. Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize. KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë. Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm...