Ministri i Financave/ Familjet në Kosovë kanë të kursyera 4.69 miliardë euro

Ministri i Financave/ Familjet në Kosovë kanë të kursyera 4.69 miliardë euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhëna nga Banka Qendrore e Kosovës sipas të cilave depozitat dhe kursimet e familjeve të Kosovës në banka kanë arritur nivel rekord. Ndërsa ekonomia e Kosovës përballet me çmime të larta dhe pasiguri politike, kursimet e qytetarëve në banka kanë arritur shifra rekord. Sipas ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, depozitat e familjeve në fund të tetorit kanë kapur vlerën e 4.69 miliardë eurove, duke reflektuar një rritje të ndjeshme në pesë vitet e fundit. Sipas Muratit, krahasuar me të njëjtin muaj pesë vite më parë, kjo paraqet rritje prej 2.12 miliardë eurosh, apo 82.5 për qind. Ai thekson se në periudhën 2020–2025, ritmi i rritjes së kursimeve ka qenë më shumë se dyfish...