Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Berisha mban ‘Foltoren’ në Mirditë: Rama e ka diskriminuar veriun, të përvishemi që të bjerë ky regjim kalbësirë
Sali Berisha MIRDITË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot Foltoren e radhës në Mirditë. Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për diskriminim ndaj veriut dhe veçanërisht Mirditës, duke e krahasuar situatën me periudha të rënda të së kaluarës. Kreu i PD pretendon se bashkitë e veriut kanë marrë shumë më pak investime krahasuar me zona të tjera të vendit, duke përmendur raste të dyshuara të përfitimeve të padrejta në jug të vendit. Sali Berisha: Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit. Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050. Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë...