Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Itali, deklarata e djalit: E prisja…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares 49-vjeçare nga bashkëshorti i saj në Ankona të Italisë. Kërkimet janë duke vazhduar për Nazif Muslija, 50 vjeç, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe. Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm. Hetuesit mjeko-ligjorë kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur armën e krimit, me hipotezën kryesore që mund të...