REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

Puna brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) rëndom nuk merr vëmendje të madhe. KPK-ja organizon sistemin prokurorial në Kosovë dhe, mes tjerash, emëron kandidatët për prokurorë dhe bën vlerësimin e performancës së tyre. Pra, janë kryesisht çështje procedurale, ose shumë teknike. Kjo, derisa nuk thirren konferenca të jashtëzakonshme gati çdo ditë, dhe shkëmbehen akuza e kundërakuza mes figurave të rëndësishme aty. Ose, derisa të mos ketë reagime të faktorit ndërkombëtar dhe ngritje alarmi nga organizatat që e monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë. Të gjitha këto ndodhën ditëve të fundit brenda shtëpisë së prokurorëve të Kosovës, dhe problemet duket se vetëm po thellohen. E nisim nga e para. Më 20 nëntor, anëtarë të KPK-së e shkarkuan Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Shkarkimi i Kelmendit...