Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

Ka nisur këtë të enjte fluturimi më i gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar që mbulon rreth 20 mijë kilometra, lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë. Ngjarja u njoftua nga kompania ajrore “China Eastern Airlines” dhe avioni u nis nga aeroporti Pudong i Shangait për në Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar është Buenos Aires në Argjentinë Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë. Veçse vendos një rekord të distancës më të gjatë pa ndërprerje, linja e re shkurton kohën totale të udhëtimit mes Kinës dhe Amerikës së Jugut me më shumë se katër orë. Linja do...