Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shkodër/ Të shtëna me armë dhe kanosje ndaj 20-vjeçarit, autori vihet në pranga
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit teksa forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje pas informacionit të marrë. Sipas njoftimit të policisë një 26-vjeçar, Altin Shpendi ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Forcat e rendit kanë krehur zonën duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të riut. Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre...