Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Hong-Kongu ndërmerr një sërë masash për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarri masiv
Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës, bëri të ditur të enjten se, fondi i ndihmës për banorët e kompleksit të banimit Wang Fuk Court kishte arritur në 2.8 miliardë dollarë hongkongas(360 milionë dollarë amerikanë) donacione, të cilët do të përdoren për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarri për rindërtimin e vatrave të tyre. Qeveria e rajonit njoftoi më parë se secilës familje që humbi një anëtar, do t’i jepet një financim ngushëllimi prej 200.000 dollarësh hongkongas dhe 50.000 dollarë hongkongas si ndihmë për funeralin. Deri të enjten, janë trajtuar 52 raste të tilla. Përveç kësaj, fondi do t’i sigurojë secilës familje të prekur një mbështetje jetese prej 50.000 dollarësh hongkonas. Deri të mërkurën, 326 familje kishin marrë ndihmat. Ndërkohë 1921...