Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
KE prezanton planin për të luftuar trafikun e drogës në BE!
Komisioni Evropian prezantoi sot në Bruksel planin e ri të veprimit kundër trafikimit të drogës, duke paralajmëruar masa më të rrepta ndaj rrjeteve kriminale që po e ‘përmbytin’ kontinentin me substanca të lira dhe të rrezikshme. Komisioni Europian “BE-ja nuk do të tolerojë rrjetet kriminale që përmbytin rrugët tona me droga, duke nxitur krimin e dhunshëm dhe duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë në Evropë”, deklaroi Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner. Sipas komunikimit të Komisionit, prioritet do t’i jepet bashkëpunimit më të ngushtë mes doganave dhe kompanive private të dorëzimit të pakove, për të identifikuar më shpejt dërgesat e dyshuara. BE-ja po rrit gjithashtu bashkëpunimin global për të forcuar sigurinë dhe standardet ndërkombëtare në luftën kundër drogës. Plani i ri mbështetet te...