Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, në pranga dy të rinjtë
Dy të rinj janë arrestuar pasi kishin planifikuar pushtimi e një ishulli, që synonte të eliminonin të gjithë burrat dhe të abuzonin seksualisht me gratë dhe të miturit. Sipas autoriteteve, Gavin Rivers Weisenburg, 21 vjeç, dhe Tanner Christopher Thomas, 20 vjeç, nga Teksasi, dyshohen se për muaj të tërë kanë përgatitur një plan që synonte eliminimin e të gjithë burrave në ishull dhe skllavërimin seksual të grave dhe të miturve. Hetimet tregojnë se plani ishte hartuar që nga gushti 2024 dhe ishte përditësuar vazhdimisht deri në verën e vitit 2025, duke përfshirë shënime operative, skenarë të ndryshëm sulmi, blerjen e një anijeje dhe sigurimin e armëve e pajisjeve të tjera. Thomas u rekrutua në Forcat Ajrore për të fituar aftësi që, sipas prokurorisë, synonte t’i...