Hetimi: Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, “parfumi” mund të vriste mijëra njerëz

Hetimi: Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, “parfumi” mund të vriste mijëra njerëz

Vladimir Putin BRITANI E MADHE-Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, në vitin 2018, në një demonstrim “të pamatur” të fuqisë që çoi në vdekjen e një gruaje të pafajshme. Ky ishte përfundimi i një hetimi publik në Mbretërinë e Bashkuar që u publikua të enjten, më 4 dhjetor. Skripal u gjet së bashku me vajzën e tij, Yulia, pa ndjenja në një stol publik në qytetin anglez Salisbëri në mars të vitit 2018, pasi Noviçoku ishte vendosur në dorezën e derës së shtëpisë së tyre që gjendej aty pranë. Rreth katër muaj më vonë, Dawn Sturgess, 44-vjeçare, vdiq nga ekspozimi ndaj helmit pasi partneri i saj gjeti një shishe të parfumit, që spiunët...