Më 13 dhjetor në Shkup, mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Më 13 dhjetor në Shkup, mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup. “Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti. Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.