Pse nuk e shkarkon Ballukun? Përgjigjet Rama: Sepse “miu” i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte nën mustaqe dhe do kthehej në ujk

Pse nuk e shkarkon Ballukun? Përgjigjet Rama: Sepse “miu” i zhbalancimit të pushteteve që do të kalonte nën mustaqe dhe do kthehej në ujk

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, dhe vendimin e Kryeministrisë për ta çuar çështjen në Kushtetuese. Sipas Rama, pezullimi i një ministri nuk i bllokon firmën vetëm atij, por të gjithë dikasterit, duke lënë pezull dhe çuar pas çdo punë që i takon ministrisë së caktuar. “Përshëndetje! U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim me një mesazh ku më shkuan “unë e kuptoj mirë shqetësimin tënd lidhur me parimin dhe me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministres se nesër bëhet rrugë dhe i bie që prokuror dhe gjykatës të heqin kë të duan nga qeveria, por ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt”....