Qëlloi me armë pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Qëlloi me armë pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një 26-vjeçar ka kanosur një të ri dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar u identifikua, u kap dhe u arrestua brenda një kohe shumë të shkurtër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë veprimet operacionale pas marrjes së njoftimit. Si rezultat, u bë e mundur prangosja e shtetasit Altin Shpendi, 26 vjeç, i dyshuar për kanosje dhe përdorim armë zjarri. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit, 26-vjeçari ka kanosur shtetasin Xh....