Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Të shtëna me a*më zjarri, arrestohet 26-vjeçari
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri duke qëlluar në ajër një 20-vjeçar. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, Policia ka bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë Shkodër-Kanosi një shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga brenda nje kohe te shkurter pasi ndodhi konflikti. Sekuestrohet arma e zjarrit, automatik. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim...