Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Albpetrol lë pa drita Patosin, digjen pajisjet reagojnë banorët
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në fshatin “Oficinë e Vjetër” në Patos kanë krijuar një situatë alarmante për banorët dhe bizneset e zonës. Si pasojë e këtyre ndërprerjeve, shumë pajisje elektro-shtëpiake janë djegur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Burime nga zona bëjnë me dije se rreth 30 familje dhe 11 biznese furnizohen me energji elektrike përmes linjave të kompanisë së naftës “Albpetrol”. Banorët shprehen të revoltuar, pasi prej kohësh kanë ngritur shqetësimin pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete. “Dritat na ikin disa herë në ditë, frigoriferët dhe pajisjet elektrike janë djegur. Askush nuk merr përgjegjësi”, – shprehen banorët për mediat. Nga ana tjetër, burime nga kompania “Albpetrol” konfirmojnë se kanë pasur ndërprerje, por theksojnë se ato...