Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në Rripin jugor të Gazës, në zonën Al-Mawasi të Khan Yunis. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, bombardimet goditën tendat e personave të zhvendosur, duke shkaktuar edhe disa të plagosur. “Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç,” thuhet në deklaratën e spitalit të zonës. Tre viktimat e tjera ishin burra të moshës 30, 36 dhe 46 vjeç. Ushtria izraelite deklaroi se sulmi ishte një “goditje ndaj një terroristi të Hamasit”, si hakmarrje për një përplasje të mëparshme ku u plagosën pesë ushtarë izraelitë. “Gjatë një operacioni në Rafah lindore, ushtarët u përballën me terroristë që dolën nga një tunel nëntokësor,” thuhet në njoftim. Kryeministri Benjamin Netanyahu...