Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shkodër, kanosja me armë e 20 vjeçarit/ Policia jep detaje: Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet autori
Një 20 vjeçar është kanosur me armë pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin. Për pasojë, një 26 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në ajër duke kanosur të riun 20 vjeçar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, 26 vjeçari është arrestuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë...