Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Era e fortë e rrëzoi nga biçikleta”/ Dëshmitarja flet se si e humbi jetën gruaja në Vlorë
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku për shkak të erës së fortë humbi jetën aksidentalisht një grua e moshës rreth 50 vjeçe, ka folur në një deklaratë për mediat një dëshmitare. Dëshmitarja për këtë ngjarje është një grua, e cila ka treguar se si 50-vjeçarja u rrëzua dhe humbi jetën. “Aty ishin dy nga ata që fshinin rrugët, ata të bashkisë, një burrë dhe një grua, ishin me një karrocë që dhe çadrën ua mori era, ua përthyeu, dhe unë isha aty. Unë isha nga mbrapa dhe u thashë atyre, ikni. Ndërkohë sa vajta unë tek agjensia, ajo ra. Atë e mori era, ishte në biçikletë dhe i ra koka në bordurë, nuk u pengua. Bordura nuk...