Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gjest fantastik! FSHF me aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta
4 Dhjetor 2025 16:32 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një event me fëmijë me nevoja të veçanta, në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Në këtë nismë të ndërmarrë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë morën pjesë rreth 15 fëmijë, të cilët zhvilluan lojëra sportive individuale dhe në grup, nën kujdesin e specialistëve të SHRFT. Fëmijët u përfshinë në ushtrime argëtuese, lojë individuale me top, driblime, gjuajtje të penalltive dhe lojë në skuadër. Fëmijëve pjesëmarrës iu dhuruan fanella të lojës dhe topa futbolli si simbol i dashurisë për sportit dhe mesazhit të gjithëpërfshirjes që përçon loja më e bukur në botë.