Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD nuk gjen qetësi”/Analisti: Berisha përdor partinë për t’i shpëtuar burgut! Salianji bëri burg për partinë
Tensionet e brendshme në Partinë Demokratike janë rikthyer në qendër të vëmendjes. Analisti Roland Bejko deklaroi në “Tirana Live” në ABC News se konflikti mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit po thellon krizën e opozitës. Bejko theksoi se, sipas tij, Berisha po përdor partinë për të shmangur drejtësinë, ndërsa kujtoi se Salianji ka vuajtur dënim penal “për të shpëtuar partinë”. Ai u shpreh se PD vijon të mbetet një forcë politike me kontraste të thella, ku përplasja e vizioneve për të ardhmen rrezikon të zgjatet. “Kjo parti nuk do të gjejë qetësi, për aq kohë që në krye prevalojnë interesat. Nëse Berisha e përdor PD-në për të shpëtuar nga burgu, Salianji bëri burg për të shpëtuar partinë. Është një parti me shumë kontraste. Kushdo që...