Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Nga plagosja në burg, tek vrasja e Mëhallës. Nevzat Spaho, kishte vetëm 9 muaj që kishte dalë nga qelitë e Fierit (Dosja)
Nga Elton Qyno – Syri.net/ Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arrestuar për vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan, rezulton të jetë liruar nga burgu i Fierit në muajin Shkurt 2025. Gazetari Elton Qyno ka shfletuar dosjet penale të tij, ku ka rezultuar se Nevi Spaho, është liruar nga qelia në muajin Shkurt 2025. Dhe 9 muaj nga lirimi nga burgu ai është përfshirë në vrasjen me pagesë të Mondi Mëhallës, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Sipas dokumentave, rezulton se Nevzat Spaho ka qënë në burg nga viti 2018 deri në 2021 për akuzën e “Vrasjes” së mbetur në tentativë. Spaho konsiderohet si person me precedent penalë. Por teksa vuante këtë...