Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

Vrasësi i biznesmenit 43-vjeçar, Edmond Mëhalla, të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi.  Burime pranë grupit hetimor i thanë TV Klan se kjo dyshohet nga analizimi i dhjetra provave të administruara deri tani.  Emri i tij nuk bëhet me dije për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ai është fiksuar nga një kamerë sigurie duke lëvizur në zonën e Rrajcës, në qytetin e Prrenjasit.  Nga aty ai më pas ka lëvizur në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku ka dyshime se ka kaluar në mënyrë ilegale.  Deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se ai është paguar për të kryer vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, ngjarje që duket se e kreu i vetëm, siç tregojnë...