Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Erdhi në lokal mori ujë…’! Dëshmitari rrëfen vrasjen e ‘Bobit’ me urdhër të Çopjave: Të shtënat ishin breshëri, u shtrimë në tokë
Andi Zylyfi TIRANË-Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen 'Plumbi i Artë', Zylyf Hoxha ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e njohur të Andi Zylyfit, i njohur si 'Bobi', ngjarje e ndodhur më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Hoxha tregoi se mbrëmjen e 19 dhjetorit 2019 ndodhej në lokalin e fshatit, bashkë me disa banorë të tjerë. Pak minuta para të shtënave, disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit hynë me nxitim brenda dhe njoftuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë. Ditën e ngjarjes, dëshmitari rrëfen se viktima Andi Zylyfi kishte shkuar në lokalin e fshatit, ku ndodheshin edhe kushërinjtë e tij, kishte marrë një ujë dhe më pas u qëllua me breshëri plumbash. Sipas Hoxhës, të pranishmit në lokal u shtrinë menjëherë...