“Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin

“Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur sërish në Kuvend më deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu lidhur me marrjen e fjalës. Në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas unë, laraskë”. Çaushi ka replikuar sërish nga vendi me mikrofonin e mbyllur. Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja. “S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.