Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ që kafshon qeverinë

Pse nuk e shkarkon Ballukun? Rama: Problem! ‘Miu’ i zhbalancimit të pushteteve do kthehej në ‘ujk’ që kafshon qeverinë

Edi Rama dhe Belinda Balluku TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me reagimet në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendës kryeministre. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar sërish se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike dhe askush nuk mund të firmosë apo të marrë vendime. Edi Rama: Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për...