Vrasja e Martin Canit një vit më parë, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit një vit më parë, më 9 dhjetor jepet vendimi për Mario Përlleshajn

Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin përfundimtar për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, nëntorin e vitit të kaluar. Gjatë seancës këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15-vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”. Organi akuzës më herët kërkoi dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenit 97 të kodit penal për të miturit, që parashikon se nuk mund të jepet me shumë se gjysma e dënimit që parashikuar për këtë vepër në kodin penal. Kjo do të thotë që në rast se pranohet kërkesa e Prokurorisë, autori nuk mund të dënohet...