Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovës të enjten, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar për krime lufte në vitin 1999, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës. Avni Qenaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga policia serbe më 25 nëntor në pikëkalimin kufitar mes dy vendeve, Merdare, ndërsa po udhëtonte drejt Bosnjës, ku familja e tij ka një biznes familjar. Në një njoftim në Facebook të enjten, Ministria theksoi se autoritetet gjyqësore në Serbi kanë nisur procedurë penale ndaj Qenaj për akuzën krime lufte të vitit 1999. Ajo tha se arrestimi i Qenajt “përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe...