Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Po falimentojmë”, pronarët e bizneseve të Patosit në protestë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike, fajësojnë ‘Albpetrol’
“Po falimentojmë. Po na digjen pajisjet, dhe po hedhim mallin poshtë”. Kështu janë shprehur në protestën e tyre pronarë të bizneseve të ndryshme në fshatin “Ofiçinë të Vjetër” të bashkisë Patos. Ata pohojnë njëzëri në kulmin e indinjatës se prej tre muajsh ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, po i paralizojnë në aktivitetet e tyre, duke i çuar drejt falimentimit. Jemi 30 familje dhe 11 biznese që furnizohemi nga linjat e naftës, dhe pavarësisht se jemi taksapagues të rregullt, jemi né situatën e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë. Dyqane mishi, furra buke, markete, lavazho, fabrika vaji , janë duke u përballur me stopim të aktivitetit dhe humbje të mëdha financiare. “Nuk dimë ku të ankohemi”, thonë ata, ndërsa për riparimin e defekteve kanë paguar edhe...