Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bylykbashi: Qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, e cilësoi situatën aktuale si një model të konsoliduar korrupsioni, keqqeverisjeje dhe kapjeje totale të shtetit. Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një skeme të mirëorganizuar ku buxheti publik po shndërrohet në burim fitimesh private dhe ku qytetarët po detyrohen të largohen masivisht nga vendi për mungesë shprese dhe mundësish. Bylykbashi theksoi se korrupsioni arrin në nivele alarmante, se prindërit po “shprindërohen” duke dërguar fëmijët jashtë, dhe se qeveria ka privatizuar funksionet bazë të shtetit përmes një zinxhiri të pafund koncesionesh dhe PPP-sh. Ai paralajmëroi se kjo qasje ka kthyer qeverisjen nga përgjegjshmëri ndaj qytetarëve në një sistem kontratash private, duke e zhveshur demokracinë nga çdo mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënie. Fjala e plotë:...