Ura në Qafzë të Kolonjës shkatërrohet nga shirat, 13 fshatra të izoluar prej 20 ditësh

Ura në Qafzë të Kolonjës shkatërrohet nga shirat, 13 fshatra të izoluar prej 20 ditësh

Ura në fshatin Qafzë të Kolonjës është dëmtuar rëndë dhe është bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të dendura të pak ditëve më parë, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës. Si pasojë e dëmtimit të urës, 13 fshatra kanë mbetur tërësisht të izoluara, ndërsa qindra banorë, shumica të moshuar, janë lënë pa akses në shërbimet bazë. Ata nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrën shëndetësore, nuk kanë ambulancë dhe ndihmë emergjente, duke rrezikuar seriozisht jetën. Sipas banorëve, kanë kaluar rreth 20 ditë nga dëmtimi i urës, por deri më tani Bashkia e Kolonjës nuk ka marrë asnjë masë konkrete për riparimin e saj. Mungesa e reagimit nga institucionet vendore ka shtuar edhe më tej shqetësimin dhe pasigurinë në zonë. Banorët kërkojnë...