Vlorë/ 50-vjeçarja humb jetën në bulevard, dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

Vlorë/ 50-vjeçarja humb jetën në bulevard, dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vdekjen e një gruaje rreth 50 vjeçe në bulevardin e qytetit, përballë stadiumit. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”. Dyshohet se, si pasojë e erës së fortë, gruaja është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, çka ka rezultuar fatale për të. “Sot, rreth orës 11:30, në lagjen ‘Pavarësia 2’, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e viktimës.