Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ervini është djalë flori por…”/ Deputetët e PD të “frikësuar”, kyçin gojën për lëvizjen e Salianjit
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti është pyetur jashtë Kuvendit për takimin e mbrëmjes së të mërkurës të Ervin Salianjit me strukturat e PD-së, ku ishte i pranishëm edhe Ilir Alimehmeti. “Ervini është miku im, një djalë flori”, u shpreh shkurtimisht ai, duke mos pranuar të komentojë. Ndërsa kërkoi që fokusi të vendoset tek Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera. “A ka ndonjë pyetje për Ballukun, për qeverinë? Për Ballukun që s’ka ardhur. Ervini është miku im, një djalë flori, por unë dua një pyetje për qeverinë, përqëndrohuni se ngelët tek opozita”, tha ai. Ndërsa deputeti Tritan Shehu tha se nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu....