Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Qeveria e përkohshme e Vlorës, institucioni i parë i shtetit shqiptar
Më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë, u formua Qeveria e Përkohshme e Vlorës, institucioni i parë i shtetit shqiptar. Qeveria kishte dhjetë anëtarë, me kryeministër Ismail Qemalin dhe Dom Nikoll Kaçorrin si zëvendëskryeministër. Ata mbështeteshin nga figura të njohura politike e kulturore në vend. Me gjithë vështirësitë e Luftës së Parë Ballkanike, qeveria u njoh nga shumë krahina si përfaqësuese e Shqipërisë, edhe pse autoriteti i saj mbeti kryesisht i kufizuar në zonën Vlorë–Berat–Lushnjë. Ndër masat e para ishte shpallja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave shqipe dhe përpjekja për ngritjen e një sistemi gjyqësor sipas modeleve europiane. Akti më i rëndësishëm juridik ishte “Kanuni i Përkohshëm i Administratës Civile të Shqipërisë” (1913), që përcaktonte strukturën e administratës...