Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Fillimet”, Preç Zogaj rrëfen momentet e arratisjes së Ismail Kadaresë me avion dhe poetit Marinaj nga kufiri i Malit të Zi
Dy arratisje: Gjekë Marinaj dhe Ismail Kadare Nga Preç Zogaj … në muajin shtator të atij viti u arratis Gjekë Marinaj, poeti I ri nga Bajza e Shkodrës, një djalosh i gjatë dhe timid, që kishte dalë vrullshëm dhe gati- gati brutalisht, si nga një dhomë mbytëse, nga dykuptimësia e poezisë së kohës, duke shkruar poezinë “Kuajt”, një metaforë e drejtpërdrejtë kundër shtypjes dhe izolimit Rudolfi dhe Bardhyl Londo e kishin botuar këtë poezi në gazetën “Drita”. Kishin dashur të testonin hapjen që predikonte regjimi. Nuk u kishte ndodhur gjë. Por atje në Shkodër, Marinaj ishte vënë në shënjestër të operativëve të sigurimit dhe kjo e kishte shtyrë të arratisej para se ta arrestonin. Gojëdhënat në mjediset letrare thoshnin se kishte marrë për të ikur...