Europa “i përgjigjet” Rusisë, arrihet marrëveshja për bllokimin e gazit rus

Europa “i përgjigjet” Rusisë, arrihet marrëveshja për bllokimin e gazit rus

Në kohën kur përpjekjet e SHBA-së për ta shtyrë Rusinë të pranojë planin e saj të paqes nuk prodhuan rezultatin e dëshiruar nga Washingtoni, Brukseli kaloi në një veprim konkret. BE-ja, thotë Corriere della Sera, arriti marrëveshjen për një lamtumirë graduale, por përfundimtare, ndaj gazit rus: Importet e gazit të lëngshëm natyror LNG do të përfundojnë deri në 31 dhjetor 2026, ndërsa mbyllja e tubacionit do të hyjë në fuqi më 30 shtator 2027. “Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Rusinë. Dhe kjo do të thotë të vijojmë furnizimin me armë të Ukrainës, të ushtrojmë presion ekonomik dhe të ndryshojmë llogaritjet e Putinit në mënyrë që ai të kuptojë se nuk ka rrugëdalje”, deklaroi kreu i NATO-s, Mark Rutte. Për Ukrainën megjithatë, ende...