Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Det i thellë Blu”/ Drama e fortë familjare në Teatrin Kombëtar deri më 14 dhjetor
Një tentativë vetëvrasjeje, një dramë e fortë familjare, që rrëfehet përmes një ritmi dinamik që të mban pezull. Ester, gruaja e një gjyqtari të njohur në Britani braktis gjithçka për dashurinë e një piloti, por më pas e gjen veten në një betejës për jetën dhe gjetjen e vetvetes. Vepra e autorit britanik Terence Rattigan vjen premierë absolute në skenën e Teatrit Kombëtar nën vizionin regjisorial të Rovena Lules. Rovena Lule Kuka, regjisore u shpreh “Vepra ka shumë mesazhe, por kryesorja që unë kam dashur të them është se jeta është më e rëndësishmja, të duam veten dhe më pas të tjerët”. Kjo dramë rrëqethëse për dashurinë e pakthyeshme dhe humbjen personale ndërthuret me humorin elegant përmes interpretimit brilant të aktorëve Olta Daku, Alfred Trebicka,...