Korçë: Ndërron jetë në farmaci, ndërsa kërkonte të blinte ilaçe për zemrën

Korçë: Ndërron jetë në farmaci, ndërsa kërkonte të blinte ilaçe për zemrën

Një person ka ndërruar jetë këtë të enjte brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për të marrë ilaçe, pasi vuante nga zemra, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt të menjëhershëm. Menjëherë pas ngjarjes, farmacinë e kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakun e vdekjes. Ndërkohë, priten detaje të tjera zyrtare në vijim.