Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zyrtarë ukrainas drejt Brukselit dhe Majamit për bisedime për paqe
Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtarë amerikanë në Florida. Takimet vijnë disa ditë pas një takimi pesorësh në Kremlin mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Moskës, ku presidenti rus, Vladimir Putin, i ritheksoi kushtet e tij të ashpra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Para takimeve të së enjtes, Putini përsëriti kërkesat e tij të kamotshme dhe gjithëpërfshirëse për sovranitetin dhe ushtrinë e Ukrainës, gjatë një interviste për India Today. “Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore dhe i ndalin luftimet atje”, i tha Putini kanalit indian, në një intervistë të regjistruar paraprakisht dhe të publikuar një ditë para udhëtimit të tij në Indi. I dërguari i...