Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën

Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën

Një grua rreth moshës 50 vjeç ka humbur jetën këtë mëngjes në Vlorë, pasi është rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali” Sipas informacioneve, nga rrëzimi gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit dhe si pasojë ka humbur jetën. Ambulanca ndodhet në vendngjarje. Po ashtu edhe policia. Deri më tani nuk është bërë ende i mundur identifikimi i gruas.