Publikohet sondazhi: Gjysma e europianëve e shohin Donald Trump si “armik të Europës”

Publikohet sondazhi: Gjysma e europianëve e shohin Donald Trump si “armik të Europës”

Një sondazh i kryer në nëntë vende të BE-së zbulon se pothuaj gjysma e qytetarëve europianë e konsiderojnë Donald Trump një rrezik të drejtpërdrejtë për kontinentin. Perceptimi negativ për ipresidentin amerikan është më i larti në Belgjikë (62%) dhe Francë (57%), ndërsa më i ulëti në Kroaci (37%) dhe sidomos në Poloni (19%). Sipas sondazhit të realizuar për platformën franceze “Le Grand Continent”, europianët ndihen gjithnjë e më të pasigurt për të ardhmen e tyre. Një shumicë relative, 51%, besojnë se rreziku i një lufte të hapur me Rusinë në vitet e ardhshme është i lartë, dhe 18% e konsiderojnë atë “shumë të lartë”. Megjithë frikën në rritje, qytetarët e Europës theksojnë se marrëdhënia me SHBA-në mbetet thelbësore. Opsioni më i mbështetur për mënyrën se...